Zarif: Irani është i gatshëm të zgjerojë bashkëpunimin me Armeninë
(last modified Tue, 29 Dec 2020 07:49:49 GMT )
Dhjetor 29, 2020 08:49 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani është i gatshëm të zgjerojë bashkëpunimin me Armeninë

Ministri i Jashtëm iranian tha: "Republika Islamike e Iranit është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin ekonomik me Armeninë në epokën e re."

Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif në një bisedë telefonike me homologun e tij armenë Ara Ajvazian të hënën tha se ai shpreh keqardhjen për luftën e fundit midis Armenisë dhe republikës së Azerbajxhanit në rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabak dhe shprehu keqardhje për familjet e të vrarëve në luftë, duke nënvizuan pozicionin e Republikës Islamike të Iranit mbi paprekshmërinë e kufijve të saj ndërkombëtarë dhe ndjeshmërinë e Teheranit në këtë drejtim. Zarif e quajti përfundimin paqësor të konfliktit në Nagorni-Karabak si një terren për bashkëpunim shumëpalësh midis vendeve të rajonit dhe shprehu kënaqësinë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis sektorëve privatë të Iranit dhe Armenisë. Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Armenisë shkëmbyen gjithashtu mendime mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin dypalësh.

Tags