Ruhani: Demokracia perëndimore e dobët dhe e pabazë
(last modified Thu, 07 Jan 2021 13:29:09 GMT )
Janar 07, 2021 14:29 Europe/Tirane
  • Ruhani: Demokracia perëndimore e dobët dhe e pabazë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vlerësoi se ngjarjet në Amerikë dhe sulmi kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës tregojnë se demokracia perëndimore deri në çfarë mase është e dobët dhe e pabazë.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte vuri në dukje ngjarjet e ditës së kaluar në Amerikë dhe sulmin që u krye kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës në Uashington dhe tha: "Këto zhvillime tregojnë se pavarësisht përparimit të shkencës dhe industrisë në vendet perëndimore, mashtrimi popullor akoma ekziston në nivel të lartë dhe një njeri populist ka njollosur nderin dhe imazhin e vendit të tij. Një njeri i sëmurë (Donald Trump) duke marrë në dorë pushtetin në Amerikë, ka shkaktuar probleme të marrëdhëniet e Amerikës me të gjithë botën dhe ka shkaktuar dëme të mëdha edhe për vendin e vet edhe për vendet e rajonit të Azisë Perëndimore, Palestinës, Sirisë, Jemenit dhe të gjithë rajonit. Shpresojmë se ngjarjet që ndodhen në Kongresin e Amerikës të jenë mësim për të gjithë botën edhe për sunduesit e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë që do të marrin pushtetin në këtë vend”.