Zarif takohet me homologun e tij irakian
(last modified Sat, 27 Feb 2021 12:19:46 GMT )
Shkurt 27, 2021 13:19 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me homologun e tij irakian

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka pritur në një takim ministrin e punëve të jashtme të Irakut dhe të dy palët kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet mes të dy vendeve dhe për zhvillimet rajonale.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Fuad Husejn, ministri i punëve të jashtme të Irakut, i cili ditën e shtunë arriti në Teheran për një vizitë njëditore, është takuar me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit.

Bisedimet në lidhje me çështjet bilaterale dhe zhvillimet më të fundit të rajonit si zhvillimet e fundit në Irak ishin temë kryesore e takimit të shefit të diplomacisë irakiane me autoritetet iraniane.

Kjo është vizita e dytë e ministrit të punëve të jashtme të Irakut në Teheran gjatë një muaji të kaluar.

Tags