Rritet potenciali i prodhimit në industrinë e petrokimisë së Iranit
(last modified Fri, 02 Apr 2021 09:54:04 GMT )
Prill 02, 2021 11:54 Europe/Tirane
  • Rritet potenciali i prodhimit në industrinë e petrokimisë së Iranit

Ministri i naftës së Iranit ka njoftuar për rritjen e potencialit të prodhimit në industrinë e petrokimisë së Iranit deri në 25 milion tonë në vit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bizhen Zangene, ministri i naftës së Iranit ditën e enjte pas përfundimit të takimit të 15-të të ministrave të naftës dhe energjisë të OPEC Plus, deklaroi se Irani ka zbatuar zotimet e veta në kuadër të organizatës OPEC dhe jo-OPEC, mirëpo disa vende të tjera nuk po zbatojnë zotimet e veta, gjë për të cilën kanë protestuar anëtarët e tjerë dhe është marrë vendim që deri në shtator t’u jepet atyre afat që të zbatojnë zotimet e veta.

Ministri i naftës së Iranit theksoi: “Duke marrë parasysh faktin se 9.6 milionë fuçi nga kërkesat e tregut botëror në vitin 2020 janë reduktuar në krahasim me kërkesat e vitit 2019, por akoma nuk kemi arritur në nivelin e kërkesave të tregut botëror në vitin 2019”.

 

Tags