Prania e huaj ushtarake rrezikon sigurinë e Gjirit Persik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107516-prania_e_huaj_ushtarake_rrezikon_sigurinë_e_gjirit_persik
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Muhamed Baker Ghalibaf deklaroi se prania e forcave të huaja ushtarake vë në rrezik sigurinë rajonale, duke shprehur shpresën se vendet e rajonit do të bashkojnë duart për të dëbuar trupat e huaja nga rajoni i Gjirit Persik.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 28, 2021 20:25 Europe/Tirane
  • Prania e huaj ushtarake rrezikon sigurinë e Gjirit Persik

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Muhamed Baker Ghalibaf deklaroi se prania e forcave të huaja ushtarake vë në rrezik sigurinë rajonale, duke shprehur shpresën se vendet e rajonit do të bashkojnë duart për të dëbuar trupat e huaja nga rajoni i Gjirit Persik.

Duke iu drejtuar një konference virtuale të quajtur "Gjiri Persik është shtëpia jonë" dhe organizuar të Mërkurën nga Universiteti Suprem i Mbrojtjes Kombëtare në Teheran, Ghalibaf ia atribuoi hendekun e sigurisë midis veriut dhe jugut të Gjirit Persik pranisë së trupave amerikane. Ai tha se amerikanët janë "burimi kryesor i pasigurisë" në rajon pasi ata janë atje për të krijuar dhe për të marrë nën kontroll shumë zhvillime dhe tendenca që u sjellin dobi atyre. Përveç shkaktimit të pasigurisë, shtoi Ghalibaf, prania e forcave të huaja ushtarake "çon në shkatërrimin e mundësive ekonomike në rajon dhe më gjerë". “Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të fitojnë ndikim mbi rajonin dhe ekonominë globale përmes pranisë në Gjirin Persik. Amerika gjithashtu dëshiron të ushtrojë pushtet edhe mbi fuqitë evropiane në një përpjekje për të ruajtur sigurinë e regjimit sionist në këtë rajon të ndjeshëm, i cili luan një rol shumë të rëndësishëm në furnizimin global të energjisë dhe shërben si motori që çon përpara sektorin ekonomik, " shtoi Kryetari i Parlamentit të Iranit. Sidoqoftë, vuri në dukje Qalibaf, një Iran i fortë dhe i aftë ka treguar në praktikë se kurrë nuk do të lejojë që SHBA të kenë ndikim në veri të Gjirit Persik.“Republika Islamike e Iranit ua preu duart amerikanëve në veri të Gjirit Persik. Shpresojmë që vendet e rajonit do t'i dëbojnë së bashku të huajt nga rajoni dhe të festojnë një ditë kur trupat e huaja të dëbohen nga Gjiri Persik ", tha Muhamed Baker Ghalibaf.