Lideri Suprem u drejtohet palestinezëve: Sionistët kuptojnë vetëm gjuhën e forcës
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei deklaroi se regjimi sionist i Izraelit "kupton vetëm gjuhën e forcës", dhe u bëri thirrje palestinezëve që të rrisin potencialet e fuqisë dhe rezistencës për t'u përballur me armikun.
Palestinezët "duhet të rrisin fuqinë dhe aftësinë e tyre për rezistencë për të detyruar kriminelët të dorëzohen dhe të ndalin masat e tyre të dhunshme", tha Ajetollah Khamenei në një video-konferencë me përfaqësuesit e grupeve studentore nga universitete të ndryshme iraniane. "Krimet e dhunshme dhe mizore të sionistëve po ndodhin para syve të popujve të botës dhe të gjithë duhet të zbatojnë detyrat e tyre duke i dënuar ato," theksoi Ajetollah Khamenei. Ndërsa shprehu keqardhje të thellë për krimet mizore të sionistëve, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik përshëndeti gatishmërinë, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e kombit palestinez për t'u përballur me krimet e regjimit sionist. Agresionet dhe dhuna e regjimit izraelit kundër palestinezëve kanë pasur një rritje tronditëse që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit. Forcat e regjimit sionist kanë sulmuar mijëra besimtarë palestinezë në kompleksin e Xhamisë al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit. Gjithashtu gjatë Ramazanit, ushtria sioniste sulmoi lagjen Sheikh Jarrah në Kuds , duke u përpjekur të detyronte palestinezët të largoheshin nga shtëpitë e tyre.