Gjeneral Salami: Jemeni dhe Palestina janë një trup i vetëm
Gjeneral Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, deklaroi se Jemeni nga aspekti gjeografik është larg nga Palestinës, por nga aspekti i bindjeve dhe qëllimit të dy konsiderohen një trup i vetëm.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, sot në mëngjes në ceremoninë e të dyzetave të martirizimit të gjeneral Hixhazi, ka zhvilluar një intervistë me kanalin televiziv Al Masira të Jemenit ku ka thënë se rezistenca e popullit të Jemenit përkrah popullit palestinez tregon nivelin e solidaritetit të tyre me idealin e Palestinës. Ai tha: "Deklaratat e Sejed Abdul-Malek Al-Huthi për ndarjen e bukës me popullin e Palestinës, tregojnë kulmin e sakrificës dhe heroizmit dhe kjo do të thotë se Palestina nuk është vetëm, ashtu sikur që Jemeni nuk është vetëm. Është e vërtetë se Jemeni nga aspekti gjeografik nuk ndodhet afër Palestinës, mirëpo nga aspekti i besimit dhe bindjeve islame dhe qëllimit final, të dy këta popuj janë një trup. Protestat e gjera të miliona jemenasve për të deklaruar solidaritetin e tyre me Palestinën, tregon nivelin e unitetit dhe solidaritetit të tyre me vëllezërit palestinezë".