"Parisa Jahanfekrian", iraniania e parë olimpike në peshëngritje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110820-parisa_jahanfekrian_iraniania_e_parë_olimpike_në_peshëngritje
Presidenti i Federatës Iraniane të Peshëngritjes njoftoi dërgimin e peshëngritës së parë femër të Iranit në "Lojërat Olimpike të Tokios".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 04, 2021 17:41 Europe/Tirane

Presidenti i Federatës Iraniane të Peshëngritjes njoftoi dërgimin e peshëngritës së parë femër të Iranit në "Lojërat Olimpike të Tokios".

Sipas agjencisë IRNA, "Ali Moradi", President i Federatës Iraniane të Peshëngritjes, të Dielën tha: Pavarësisht operacionit kirurgjikal që kishte disa ditë më parë, Parisa Jahanfekrian me uniformën e kombëtares iraniane për peshën +87 kg do të jetë nën mbikëqyrjen e një mjeku dhe trajnerëve të ekipeve për ditët në vijim. Ekipi kombëtar iranian i peshëngritjes për femrat do të trajnohet në një turne të veçantë dhe më pas do të dërgohet në Lojërat Olimpike të Tokios.  Lojërat Olimpike 17 ditore do të mbahen nga 23 korrik deri më 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.  Federata Botërore ka shpallur emrin e Parisa Jahanfekrian si një zëvendëse për atletët që u tërhoqën nga lista e mbajtësve të kuotave nga Samoa.