Irani me 68 sportistë merr pjesë në Lojërat Olimpike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110852-irani_me_68_sportistë_merr_pjesë_në_lojërat_olimpike
Përfaqësuesit e Iranit kanë fituar vende në 16 degë duke u kualifikuar për sesionin e 32-të të Lojërave Olimpike në Tokio.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 05, 2021 10:18 Europe/Tirane
  • Irani me 68 sportistë merr pjesë në Lojërat Olimpike

Përfaqësuesit e Iranit kanë fituar vende në 16 degë duke u kualifikuar për sesionin e 32-të të Lojërave Olimpike në Tokio.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sportistët iranianë, pjesëmarrja e të cilëve në sesionet e mëparshme të Lojërave Olimpike nuk kalonte më tepër se 14 degë sportive, këtë vit në Lojërat Olimpike të Tokios për herë të parë marrin pjesë në 16 degë sportive.

Këto 68 kuota janë fituar në 14 disiplina individuale: atletikë, gjuajtje me hark, mundje, karate, skermë, pingpong, boks, lundrim me varkë, peshëngritje, not, badminton, çiklizëm, qitje me buckman dhe taekwondo, dhe dy disiplina të ekipit të volejbollit dhe basketbollit.

Irani pavarësisht përhapjes së pandemisë së virusit Korona dhe ndikimit negativ të kësaj pandemie mbi përgatitjen e sportistëve për të fituar më shumë kuota, edhe pse ka fituar 68 kuota, në fund me 67 sportist do të niset drejt Tokios dhe një kuotë është humbur për shkak se një sportist ka dal pozitiv në testin e dopingut.

Karvani sportiv i Iranit për Lojërat Olimpike të Tokios përbëhet nga 56 sportistë dhe 11 sportiste.