Ekipi kombëtar i Iranit në volejboll në rërë fiton kampionatin e Azisë
Ekipi kombëtar i Iranit në volejboll në rërë ka fituar ndeshjen finale përball ekipit kombëtar të Tajlandës në volejboll në rërë dhe u shpall kampion i Azisë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se sesioni i katërt i garave të kampionatit të Azisë në volejboll në rërë për moshat nën 21 vjeç për vitin 2021, ka përfunduar sot (të enjten) me në Nakhun Patum të Tajlandës ku ekipi A i kombëtares së Iranit u shpall kampion.
Në garat e këtij kampionati kanë marrë pjesë dy ekipe nga Irani. Ekipi A i kombëtares së Iranit ka fituar me rezultat 2-1 në ndeshjen finale kundër ekipit kombëtar të Tajlandës në volejbollin në rërë. Ekipi iranian e humbi setin e parë përball ekipit të Tajlandës, por në setin e dytë me rezultat 28-26 dhe në setin e tretë me rezultatin 15-7, e fitoi ndeshjen finale dhe mori kupën e këtij kampionati.