Mundësi iranian kampion në Lojërat Olimpike Tokio 2020
Gusht 04, 2021 15:20 Europe/Tirane
Mundësi i Iranit në peshën 67 kg ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Muhamedreza Geraji, mundësi iranian në peshën 67 kilogram, në ndeshjen finale në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ka fituar kundër përfaqësuesit të Ukrainës dhe u shpall kampion në këtë disiplinë të mundjes në Lojërat Olimpike të Tokios.
Muhamedreza Geraji për të arritur në ndeshjen finale ka fituar kundër kundërshtarëve nga Kolumbia, Gjermania dhe Gjeorgjia. Kjo është medalja e parë e artë për disiplinën e mundjes së stilit greko-romak të Iranit pas Lojërave Olimpike të Londrës 9 vite më parë.
Tags