Mehdi Taremi shpallet lojtar i javës së FIFA-së
Sulmuesi i kombëtares iraniane të futbollit pas shkëlqimit të tij në përbërjen e klubit Porto të Portugalisë, është zgjedhur lojtar javës nga ana e FIFA-së.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mehdi Taremi, sulmuesi i kombëtares iraniane të futbollit pas shkëlqimit të tij në përbërjen e klubit Porto të Portugalisë, është zgjedhur lojtar javës nga ana e FIFA-së. Mehdi Taremi ka kaluar një javë të mirë në përbërjen e ekipit Porto dhe në fillim të javës së pari ka shënuar tre gola në ndeshjen e Portos kundër ekipit Tondala në ligën e Portugalisë, ndërsa edhe në ndeshjen e Portos kundër Santaklara edhe pse u fut në fushë si zëvendësim, arriti të shënojë njërën prej golave të ekipit Porto. Në bazë të kësaj, Mehdi Taremi nga ana e kompanisë së lojërave kompjuterike FIFA u zgjedh lojtar i javës.