Mahdi Taremi kandidat për shënuesin e golit më të bukur në botë
Emri i futbollistit iranian ndodhen në mesin e kandidatëve për çmimin e shënuesit të golit më të bukur për vitin 2021 në botë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se super goli i futbollistit iranian Mahdi Taremi në ekipin Porto të Portugalisë në ndeshjen kundër ekipit Chealsi është futur në listën e tre kandidatëve përfundimtar për të fituar çmimin e golit më të bukur në botë për vitin 2021.
Ky sukses i futbollistit iranian ka tërhequr vëmendjen edhe të Federatës së Futbollit të Azisë dhe ky institucion në faqen e vet në internet ka shkruar: “Mahdi Taremi, sulmues i ekipit kombëtar të Iranit, ka hyrë në listën e fundit të kandidatëve për të fituar çmimin Puskas të FIFA”.
Çmimi Puskas i FIFA-s është një çmim i cili është caktuar më 20 tetor të vitit 2009 nga Sep Plater, ish-shefi i FIFA-s për t’i dhënë shënuesit të golit më të mirë të vitit në botë.