Amir Abdulahjan: Irani i kupton shqetësimet e Rusisë nga ndërhyrjet e huaja
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122516-amir_abdulahjan_irani_i_kupton_shqetësimet_e_rusisë_nga_ndërhyrjet_e_huaja
Ministri i punëve të jashtme të Iranit në një bisedë telefonike me homologun e tij rus duke thënë se Irani i kupton qëndrimet dhe shqetësimet e Rusisë nga ndërhyrjet e huaj, u shpreh optimist se situata aktuale të zgjidhet nëpërmjet rrugëve paqësore dhe bashkëpunimit konstruktiv të diplomacisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 15, 2022 10:40 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Irani i kupton shqetësimet e Rusisë nga ndërhyrjet e huaja

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në një bisedë telefonike me homologun e tij rus duke thënë se Irani i kupton qëndrimet dhe shqetësimet e Rusisë nga ndërhyrjet e huaj, u shpreh optimist se situata aktuale të zgjidhet nëpërmjet rrugëve paqësore dhe bashkëpunimit konstruktiv të diplomacisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një bisedë telefonike me Sergei Lavrov, ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, duke biseduar në lidhje me krizën e Ukrainës dhe pasi u informua për qëndrimet e Moskës në lidhje me këtë çështje nga ana e homologut të tij rus, vuri në dukje praninë e mbi 5000 studentë dhe qytetarë iranianë në Ukrainë dhe tha se Republika Islamike e Iranit me ndjeshmëri të madhe po ndjek zhvillimet në atë rajon.

Husejn Amir Abdulahjan duke thënë se Teherani kupton pikëpamjet dhe shqetësimet e Rusisë nga ndërhyrjet e huaja, u shpreh optimist se situata aktuale do të zgjidhet nëpërmjet rrugëve paqësore dhe bashkëpunimit konstruktiv duke ndjekur qasjen e diplomacisë mes të gjitha palëve.

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë gjithashtu në këtë bisedë telefonike, duke falënderuar iniciativat dhe qasjen konstruktive të Republikës Islamike të Iranit në negociatat e Vjenës, theksoi nevojën e domosdoshme për të vazhduar bisedimet dhe dialogut mes palëve në negociatat e Vjenës për të shqyrtuar tekstet dhe propozimet dhe për të arritur marrëveshjen bërthamore. Sergei Lavrov gjithashtu ka mirëpritur organizimin e samitit të ardhshëm 3+3 të samitit të dytë në lidhje me rajonin e Kaukazit jugor nga ana e Republikës Islamike të Iranit dhe u shpreh optimist se ky samit do të bëhet shkak për të garantuar më shumë interesat e vendeve të rajonit dhe për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon.