Khatibzade: Irani mirëpret armëpushimin në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i124990-khatibzade_irani_mirëpret_armëpushimin_në_jemen
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike të Iranit e mirëpret armëpushimin në Jemen dhe me muaj ka pritur vendosjen e këtij armëpushimi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 04, 2022 10:28 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Irani mirëpret armëpushimin në Jemen

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike të Iranit e mirëpret armëpushimin në Jemen dhe me muaj ka pritur vendosjen e këtij armëpushimi.

Qeveria për shpëtimin kombëtar të Jemenit dhe koalicioni agresor i Arabisë Saudite kanë përgjigje pozitive propozimit të OKB për vendosjen e armëpushimit dymujor duke filluar nga data 2 prill.

Said Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në konferencën javore për shtyp, në përgjigje ndaj lajmeve në lidhje me shkeljen e armëpushimit të vendosur në Iran, ka thënë se një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar nga qeveria kombëtare e Jemenit. Khatibzade shtoi: “Ajo çfarë ka rëndësi, është ky realitet se Irani me muaj të tërë është munduar ta inkurajojë Arabinë Saudite që të heqë dorë nga veprimet e veta në kuadër të agresionit ushtarak kundër Jemenit. Aktualisht armëpushimi në Jemen duhet të shoqërohet me zhvillimin e dialogut mes grupeve jemenase brenda Jemenit dhe me krijimin e qasjes në ndihma humanitare për popullin e Jemenit”.

Khatibzade vuri në dukje edhe bisedën telefonike të Husejn Amir Abdulahjan, ministrit të punëve të jashtme të Iranit, me Antoio Guteres, sekretarin e përgjithshëm të OKB, dhe tha: “Kjo bisedë telefonike ka përfshirë edhe zhvillimet dhe situatën në Jemen”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme gjithashtu duke vë në dukje situatën në Afganistan, ka shprehur shqetësimet e Teheranit zyrtar në lidhje me gjendjen e grave dhe fëmijëve të cilët po privohen edhe nga të drejtat e tyre më elementare dhe shtoi se qeveria e Afganistanit duhet të tregojë përgjegjësinë e duhur në mënyrë që Afganistani ta tejkalojë këtë krizë.