Amir Abdulahjan thekson heqjen e bllokadës së plotë ndaj Jemenit
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi nevojën për heqjen e bllokadës së plotë ndaj Jemenit dhe vendosjen e një armëpushimi të përhershëm dhe hapjen e rrugëve për bisedimet mes grupeve jemenase.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Hussein Amir Abdulahjan sot (të martën) në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, u takua me ambasadorin e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, Ibrahim al-Dejlami, gjatë të cilit duke iu referuar rezistencës së popullit jemenas kundër sulmeve të koalicionit agresor saudit dhe shqetësimit mbi krizën e Jemenit, theksoi nevojën për të hequr bllokadën e plotë ndaj popullit të Jemenit dhe për të vendosur një armëpushim të përhershëm dhe për t'i hapur rrugën bisedimeve mes palëve jemenase për të përcaktuar fatin e këtij vendit.
Ministri i Jashtëm iranian shtoi: "Populli i Jemenit me një frymë të rezistencës dhe vetëdijesimit, vendos për fatin e tij".
Ambasadori i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, Ibrahim Dejlami, vlerësoi gjithashtu qëndrimet e qeverisë dhe popullit të Republikës Islamike të Iranit në mbështetjen e Jemenit dhe e informoi Amir Abdulahjan për procesin e përkohshëm të armëpushimit dhe zhvillimet e fundit në vend. .