Irani mirëpret zgjatjen e armëpushimit në Jemen
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane përshëndeti marrëveshjen e arritur midis palëve të përfshira në konfliktin në Jemen për propozimin e të dërguarit special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zgjatjen e armëpushimit në Jemen.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Said Khatibzadeh, përshëndeti marrëveshjen e arritur mes palëve të përfshira në luftën në Jemen për zgjatjen edhe për dy muaj të armëpushimit në këtë vend. Propozimi për zgjatjen e armëpushimit u bë nga i dërguari special Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Jemenin. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha: "Republika Islamike e Iranit shpreson që në dritën e këtyre përpjekjeve, ne do të shohim heqjen e plotë të rrethimit, vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm dhe arritjen e një zgjidhjeje politike". Khatibzadeh theksoi: "Republika Islamike e Iranit, bazuar në vizionin e saj strategjik dhe në politikat e saj parimore, gjithmonë e ka konsideruar zgjidhjen e krizës jemenase si politike dhe ka përdorur të gjithë kapacitetin e saj për të promovuar një paqe të drejtë bazuar në realitetet e Jemenit".