Uellsi u bë kundërshtari i Iranit në Botërorin 2022
(last modified Mon, 06 Jun 2022 07:10:17 GMT )
Qershor 06, 2022 09:10 Europe/Tirane
  • Uellsi u bë kundërshtari i Iranit në Botërorin 2022

Kombëtarja e futbollit të Uellsit mundi Ukrainën dhe u zgjodh si përfaqësuesja e fundit e kontinentit evropian që arriti Kupën e Botës 2022 në Katar dhe u përfshi në grupin e kombëtares iraniane.

Sipas IRNA, ndeshja ndërmjet ekipeve kombëtare të Uellsit dhe Ukrainës në fazën finale të play-off të Kupës së Botës 2022 të Katarit u mbajt në orën 20:00 të së dielës me arbitër Antonio Matteo Laos i Spanjës. Ndeshja u zhivlluan në stadiumin Cardiffocity në Uells dhe përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve. Përballja e fundit mes dy skuadrave daton në vitin 2016, kur ukrainasit fituan një ndeshje miqësore me një gol të vetëm të Andrei Yarmolenko. Me këtë fitore, Uellsi pas 64 vitesh mundi të dilte për herë të dytë në Botëror, ndërkohë që në botëror ai renditet me skuadrat e Anglisë, Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.