Gjeneral Fadavi: Amerika kurrë nuk thotë asgjë nga dashamirësia
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i132588-gjeneral_fadavi_amerika_kurrë_nuk_thotë_asgjë_nga_dashamirësia
Zëvendës komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit theksoi: “Amerika kurrë nuk thotë asgjë nga dashamirësia”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 29, 2022 12:07 Europe/Tirane
  • Gjeneral Fadavi: Amerika kurrë nuk thotë asgjë nga dashamirësia

Zëvendës komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit theksoi: “Amerika kurrë nuk thotë asgjë nga dashamirësia”.

Pavarësisht veprimeve tensionuese dhe krizave që krijojnë funksionarët e Shtëpisë së Bardh të Uashingtonit, Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka luajtur një rol efikas dhe me ndikim për t’u përballur me veprime të tilla të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme.

Gjeneral Fadavi, zv/komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, tha: “Deri më tani, amerikanët nuk kanë bërë asnjë të mirë për asnjë vend të botës, përveçse kanë ndjekur interesat e tyre”.

Klubi i gazetarëve të rinj njoftoi se gjeneral Fadavi në lidhje me këtë ka shtuar: “Lufta mes të vërtetës dhe të pavërtetës vazhdon deri në fund të botës. Përfaqësuesi i të pavërtetës është “Shejtani i Madh” Amerika gjë të cilën e pohojnë edhe vetë amerikanë në Kongresin e SHBA-ve. Përfaqësuesi absolut i frontit të së vërtetës është Revolucioni Islamik i Iranit dhe amerikane gjithnjë kanë praktikuar rrugës dhe metoda të ndryshme për t’u përballur me Revolucionin Islamik duke përfshirë sferën virtuale dhe kanalet satelitore si mjete të veprimeve destruktive”.