Mediat italiane vlerësuan volejbollistin e kombëtares iraniane
Milad Ebadipur, volejbollisti i Kombëtares së Iranit, është shpallur lojtari më i vlefshëm i javës pas shkëlqimit të tij në ligën italiane të volejbollit.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Studentëve iranianë (ISNA), në javën e 9-të të Ligës Italiane të Volejbollit, skuadra e Milanit me prezencën e Milad Ebadipur, kapitenit të kombëtares iraniane të volejbollit, u përball me Trentinon dhe fitoi me rezultat 3-1. Ebadipur në këtë kompeticion shënoi 17 pikë për ekipin e tij. Media italiane për ndeshjen mes Milanit dhe Trentino shkruan: Në qendër të fushës, Ebadipur ishte surpriza e lojës dhe ai u shpall pikëshënuesi më i mirë i skuadrës dhe lojës. Skuadra e Milanit me 5 fitore ka 14 pikë dhe ndodhet në vendin e gjashtë të Serisë A.