Dita e Përkujtimit të Mirza Kochakh Khan; Kryekomandant i lëvizjes së pyllit
(last modified Fri, 02 Dec 2022 07:45:09 GMT )
Dhjetor 02, 2022 08:45 Europe/Tirane
  • Dita e Përkujtimit të Mirza Kochakh Khan; Kryekomandant i lëvizjes së pyllit

Sot (e premte), 11 azar 1401 KD, e barabartë me 2 dhjetor 2022, është përvjetori i vdekjes së "Mirza Kochakh Khan Jangali".

Mirza Junus, i njohur si Mirza Kochakh Khan Jangali, lindi më 12 tetor 1880 në lagjen Ustad’sara të Rashtit, qendër e provincës Gilan, në veri të Iranit.  Ai, i cili në rininë e tij studioi shkencat fetare, ishte pjesë e forcave revolucionare që arritën të çlironin Teheranin gjatë lëvizjes kushtetuese. Mirza Kochakh Khan, një luftëtar shpirtëror që krijoi një lëvizje të madhe në veri të vendit për pavarësinë e Iranit dhe për ta shpëtuar atë nga të huajt dhe që u ngrit deri në fund kundër arrogancës, duke dëbuar Rusinë cariste dhe Anglinë, themeloi Republikën e parë Popullore në Iran. Mirza Kochakh Khan Jangali, duke filluar lëvizjen Pylli dhe duke e udhëhequr atë, krijoi një nga lëvizjet më popullore lokale me synimin për të fituar pavarësinë, lirinë dhe krenarinë e Iranit. Dëbimi i të huajve, antikolonializmi, kërkimi i drejtësisë, reformimi i tokës bujqësore, eliminimi i çështjes së feudalëve, ngritja e fabrikave dhe e punëtorëve , ishin ndër qëllimet më të rëndësishme të Lëvizjes së Pyllit dhe Mirza donte një qeveri kombëtare të bazuar në parlament dhe një parlament të bazuar në popull. Pas disa vitesh luftimesh kundër sistemit autokratik të perandorisë dhe nënshtetasve të saj të huaj, Mirza Kochakh Khan Jangali me një numër të vogël prej shokëve të tij shkoi në Khalkhal.  Më 2 dhjetor 1921 në malet e Talashit ai u bllokua nga bora dhe stuhia dhe ra dëshmor. Me martirizimin e Mirza Kochakh Khan Jangali, lëvizja e Pyllit arriti pikën e saj përfundimtare.

Tags