Amir Abdollahian: Raportet e CNN për trazirat në Iran janë tendencioze
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i140564-amir_abdollahian_raportet_e_cnn_për_trazirat_në_iran_janë_tendencioze
Ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amir Abdollahian, në një intervistë ekskluzive për CNN, i quajti "tendencioze dhe të rreme" raportimet e kësaj mediaje amerikane për trazirat në Iran.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 02, 2023 08:08 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Raportet e CNN për trazirat në Iran janë tendencioze

Ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amir Abdollahian, në një intervistë ekskluzive për CNN, i quajti "tendencioze dhe të rreme" raportimet e kësaj mediaje amerikane për trazirat në Iran.

Gjatë trazirave të fundit në Iran, rrjeti i lajmeve CNN veproi në bashkëpunim me mediat kundërshtare dhe duke publikuar raporte që citonin burime anonime, u përpoq t'i mbante gjallë këto trazira dhe ta kalonte valën e këtyre trazirave në një mjet për të shtrembëruar imazhin e Republikës Islamike. Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, "Christiana Amanpour", drejtuesja e kanalit televiziv amerikan CNN, e cili intervistoi Husein Amir Abdollahian, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, pretendoi se në Iran një numër i madh njerëzish u arrestuan në " demonstrata paqësore”. Amir Abdollahian hodhi poshtë pretendimet e kësaj mediaje dhe të hapësirës kibernetike për gjoja përdhunimin e personave të ndaluar dhe i konsideroi ato "të pabaza". Abdollahian deklaroi: CNN ndonjëherë publikon raporte të njëanshme dhe të rreme. Ministri i Jashtëm i Iranit, në përgjigje të prezantueses së CNN, hodhi poshtë arrestimin e protestuesve në "demonstrata paqësore" dhe theksoi: Askush nuk është arrestuar në demonstrata paqësore. Në këtë intervistë, Amir Abdollahian deklaroi se një numër njerëzish u arrestuan në demonstratat që u shndërruan në dhunë. Në këto demonstrata u përfshinë njerëz nga jashtë Iranit të cilët tentuan të vrisnin policët. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, duke iu referuar dekretit të liderit suprem për amnisti të gjerë për të akuzuarit për këto trazira, tha se pas këtij dekreti, të gjithë të arrestuarit janë liruar, përveç atyre që kanë kryer vrasje dhe ndaj tyre ka ankesa.