Turqia: Marrëveshja Iran-Arabi Saudite do të çimentojë pozitën e botës myslimane
(last modified Fri, 17 Mar 2023 18:54:25 GMT )
Mars 17, 2023 19:54 Europe/Tirane
  • Turqia: Marrëveshja Iran-Arabi Saudite do të çimentojë pozitën e botës myslimane

Ministri i Jashtëm turk tha se është i bindur se një marrëveshje e nënshkruar kohët e fundit midis Iranit dhe Arabisë Saudite për të rivendosur marrëdhëniet pas shtatë vitesh ndërprerjeje do të forcojë botën myslimane dhe do të rrisë koordinimin midis shteteve muslimane për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve rajonale.

Në një telefonatë me ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian të premten, Mevlut Cavusoglu tha se Turqia mirëpret marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Kina midis Teheranit dhe Riadit. Kryediplomati iranian, nga ana e tij, tha se ndërveprimi pozitiv midis vendeve fqinje dhe rajonale do të përgatisë terrenin për zhvillimin e paqes dhe sigurisë në rajon si dhe koordinimin midis shteteve muslimane në skenën ndërkombëtare. Pas disa ditësh negociatash intensive të organizuara nga Kina, Irani dhe Arabia Saudite më në fund më 10 mars arritën një marrëveshje për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike dhe për të rihapur ambasadat dhe misionet brenda dy muajsh. Diplomatët e lartë iranianë dhe turq shkëmbyen mendime edhe për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbi çështje të interesit të përbashkët.

 

Tags