Universiteti i Tabrizit shkëlqen në renditjen e QS
Sekretari i Komitetit për Vlerësim Shkencor të Universitetit të Tabrizit ka njoftuar shkëlqimin e këtij universiteti në sistemin e renditjes globale QS 2023 në marrjen e gradave më të mira të Iranit dhe botës në fushat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike, inxhinierisë mekanike, aviacionit dhe prodhimit, bujqësisë dhe pylltaria dhe kimisë.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Rasul Zavareghi, kryetari i Bibliotekës Qendrore, Qendrës së Dokumentimit dhe Publikimit të Universitetit të Tabrizit dhe sekretari i Komitetit për Vlerësim Shkencor të këtij Universiteti, deklaroi: "Sipas njoftimit të QS - Sistemi global i renditjes 2023, Universiteti i Tabrizit renditet i gjashti në fushën e inxhinierisë elektrike dhe elektronike, në Iran dhe 451 deri në 500 në botë. Gjithashtu, Universiteti i Tabrizit (qendër e provincës së Azerbajxhanit Lindor, Irani veriperëndimor) u rendit i treti në Iran dhe 301 deri në 350 në botë në fushat e inxhinierisë mekanike, aviacionit dhe prodhimit. Universiteti i Tabrizit u rendit i 3-ti në Iran dhe 351-400 në botë në fushën e bujqësisë dhe pylltarisë, dhe i 4-ti në fushën e kimisë në Iran dhe 501-550 në botë".
Bazë e vlerësimeve të sistemit të renditjes QS janë artikujt dhe referencat e botuara të marra në botimet e indeksuara në bazën e të dhënave Scopus dhe vërtetimet dhe anketat e kryera nga ky sistem renditjeje të studentëve, të diplomuarve, punëdhënësve dhe akademikëve. Renditja e QS si një nga sistemet më kredibile ndërkombëtare, kryhet nga Instituti Anglez Cacarelli Symonds.
Renditja e lëndëve të këtij sistemi bazohet në pesë tregues të reputacionit të universitetit, vlerësimit të punëdhënësit, numrit të referencave për artikull, H-Index dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, dhe secili prej këtyre treguesve përcaktohet me një peshë të përshtatshme për secilën fushë lëndore, për të prezantuar universitetet më të mira.