Delegacioni i Iranit dhe i Sirisë takohet në Moskë
Në Moskë u mbajt një takim dypalësh i delegacioneve të Republikës Islamike të Iranit dhe Sirisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se delegacioni iranian i drejtuar nga Ali Asghar Khaxhi është takuar dhe ka biseduar me delegacionin sirian të drejtuar nga Ajman Sosan.
Vlen të theksohet se takimi katërpalësh i zëvendësministrave të jashtëm të Iranit, Sirisë, Rusisë dhe Turqisë do të fillojë sot (e hënë) në Moskë dhe rezultati i këtij takimi do të përcaktojë fatin e marrëdhënieve turko-siriane. Ky takim do të jetë kontakti i parë politik midis Damaskut dhe Ankarasë që nga fillimi i krizës siriane.
Ushtria turke me pretekstin e luftimit të terroristëve ka rreth tre vjet që pushton pjesë të Sirisë veriore dhe verilindore dhe në këto zona janë ende të pranishëm një grup ushtarësh turq.
Qytetarët sirianë që jetojnë në rajonet veriore të këtij vendi, të lodhur nga kërcënimet e vazhdueshme të Turqisë dhe veprimet e mercenarëve të saj, kanë kërkuar vazhdimisht që ushtria turke të largohet nga vendi i tyre duke zhvilluar demonstrata.