Reagimi i Iranit ndaj përdhosjes së Kuranit në Danimarkë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i142566-reagimi_i_iranit_ndaj_përdhosjes_së_kuranit_në_danimarkë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Nasser Kanani dënoi ashpër fyerjen e përsëritur ndaj Kuranit të Shenjtë në Danimarkë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 16, 2023 08:21 Europe/Tirane
  • Reagimi i Iranit ndaj përdhosjes së Kuranit në Danimarkë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Nasser Kanani dënoi ashpër fyerjen e përsëritur ndaj Kuranit të Shenjtë në Danimarkë.

Sipas IRNA, Nasser Kanani tha: Ky veprim fyes, i cili u krye nga një grup ekstremist në muajin e shenjtë të Ramazanit - muaji kur u shpall Kurani-, është një fyerje ndaj fesë qiellore dhe ndriçuese të Islamit dhe një fyerje e qartë për të gjithë muslimanët në botë. Ai sqaroi: Ky veprim i pacipë dhe provokues u bë të premten ndërsa njerëzit e lirë të botës bënin thirrje për çlirimin e Kodsit të shenjtë nga kthetrat e regjimit kriminal sionist. Veprimi në fjalë është vërtetues i qartë i pretendimit qesharak të Perëndimit, pretendim që quhet liria e fjalës. Zëdhënësi i shërbimit diplomatik përkujtoi se fyerja lirisht ndaj vendeve të shenjta të myslimanëve është ana tjetër e ekstremizmit dhe dhunës tekfiriste. Ky veprim duhet dënuar masivisht dhe ndaj tij duhet të ketë një reagim parandalues ​​global. Kanani i kërkoi qeverisë daneze të marrë masa vendimtare për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla të urryera. Fyerja e përsëritur ndaj shenjtërisë së Kuranit Famëlartë në Danimarkë bëhet ndërsa ekstremistët më 23 Mars kanë fyer Kuranin e Shenjtë në Kopenhagë. Më 27 janar, një ekstremist i vuri zjarrin Kuranit përpara një xhamie pranë ambasadës turke në Kopenhagë.  Më 21 janar, një incident i ngjashëm ndodhi në Stokholm, kryeqytetin e Suedisë. Këto veprime shkaktuan zemërimin e vendeve islame dhe myslimanëve të botës. Protestuesit kërkuan nga qeveria suedeze dhe daneze të marrin masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla. Por mesa duket këto kërkesa janë shpërfillur.