Disa vende kanë abuzuar me aksidentin e avionit ukrainas
Sekretari për çështje juridike i presidentit të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se pas dhënies së vendimit gjyqësor për rastin e rrëzimit të avionit ukrainas, disa vende po e keqpërdorin padrejtësisht këtë çështje.
Më 8 janar 2020, një aeroplan pasagjerësh që i përkiste linjave ajrore të Ukrainës u rrëzua pranë Teheranit dhe si pasojë humbën jetën 167 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit. Shumica e pasagjerëve të këtij avioni ishin shtetas iranianë dhe 32 pasagjerë të këtij fluturimi kishin edhe pasaporta nga 5 shtete: Kanada, Afganistan, Ukrainë, Angli dhe Suedi.
Më 16 prill 2023, pas 20 seancave gjyqësore, u bë e ditur se pas vendimit gjyqësor në lidhje me dosjen e avionit ukrainas, i pandehuri i parë u dënua me 13 vjet burg.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sekretari për çështje juridike i presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Dehghan, deklaroi se rrëzimi i avionit ukrainas ka dy dimensione të brendshme dhe ndërkombëtare. Nga këndvështrimi i brendshëm, zyra për çështje juridike e presidentit të Republikës Islamike të Iranit ka ndjekur çështjen dhe ka insistuar që organizata gjyqësore e forcave të armatosura të lëshojë vendimin gjyqësor në lidhje me këtë çështje me kohë dhe pa vonesë.
Dehghan shtoi se vendimi gjyqësor i lëshuar në këtë rast është padyshim efektiv edhe në dimensionin e tij të jashtëm, sepse disa vende po abuzojnë padrejtësisht dhe po e keqpërdorin çështjen e rrëzimit të aeroplanit ukrainas.
Sekretari për çështje juridike i presidentit të Republikës Islamike të Iranit në lidhje me dimensionin ndërkombëtar të këtij aksidenti, tha se në dimensionin e jashtëm të këtij rasti duhet t'i kushtohet vëmendje vendimit të lëshuar nga ICAO (Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit) dhe këshilli përkatës, e cila e konsideroi këtë veprim si teknikisht të paqëllimshëm dhe të padobishëm, prandaj nuk u konsiderua i qëllimshëm ky veprim.
Dehghani deklaroi se dëmshpërblimi është paguar për një numër të të mbijetuarve dhe asnjë person i arsyeshëm nuk do të gjykonte se Irani e shkaktoi qëllimisht rrëzimin e avionit, por armiqtë po e keqpërdorin këtë rast për shkak të urrejtjes së tyre që kanë ndaj Iranit.