Raisi në Damask: Regjimi sionist më i dobët se kurrë
Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se rezistenca e popullit palestinez dhe libanez kundër Izraelit e ka bërë regjimin pushtues "më të dobët se kurrë".
“Intifadat palestineze ndryshuan kushtet dhe fitorja e Hezbollahut të Libanit në luftën 33-ditore bëri që regjimi sionist të jetë më i dobët se kurrë dhe luftëtarët e rezistencës më të fortë se kurrë”, tha ai të mërkurën teksa iu drejtua popullit dhe zyrtarëve sirianë në faltoren e Hazretit Zejneb, mbesa e Profetit Muhamed (s.a.v.s.), në Damask. "Rezistenca nga ju dhe populli palestinez përballë regjimit sionist ka ndryshuar situatën në favor të Frontit të Rezistencës," tha Raisi. "Për 12 vjet, ata kryen krime dhe ofruan para të paligjshme për grupet takfiriste... Kanë kaluar 12 vjet nga krimet e SHBA-së, regjimit sionist dhe grupeve takfiriste, por Siria është ende e fortë," tha Presidenti Raisi, duke iu referuar fushatës së përgjakshme të terroristëve në Siri dhe Irak në dekadën e fundit. Që nga fillimi i ofensivës së grupeve takfiriste, disa nuk e kishin kuptuar situatën, por Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei e njohu me saktësi atë si një lëvizje "amerikano-sioniste", tha Presidenti iranian. Lideri, sipas Presidentit Raisi, në atë kohë vuri në dukje se ky nivel dhune nuk mund të kryhet nga muslimanët dhe se krime të tilla kishin shenjat dalluese të sionistëve. “Politika e Republikës Islamike të Iranit është të mbështesë të shtypurit dhe për këtë arsye, ajo qëndron përkrah kombit të shtypur palestinez si dhe rezistencës në Liban, Siri dhe gjetkë në botë”, tha Presidenti Raisi. "Siria rezistoi për 12 vjet dhe doli fitimtare," tha ai, duke shtuar: "Siria do të rindërtohet nga duart tuaja dhe i gjithë shkatërrimi do të kthehet në ndërtime të qëndrueshme ... Ne do të qëndrojmë pranë jush në fazën e rindërtimit, ashtu siç bëmë në ditët e vështira.”