Sportistja iraniane në qitje nënkampione në Kupën e Botës në Baku
Sportistja iraniane në qitje u shpall nënkampione e Kupës Botëror të këtij sporti që po zhvillohet në Baku të Republikës së Azerbajxhanit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në vazhdim të garave të Kupës Botërore të Qitjes në Baku të Azerbajxhanit, këtë të shtunë në pistoletën 25 metra për femra, sportistja iraniane Hanieh Rostamjan, u pozicionua në vijën e zjarrit dhe arriti të marrë vendin e shtatë dhe të bëhej finaliste duke shënuar 583 pikë. Pas kalimit në finale, Rostamian e zuri në vendin e dytë dhe fitoi medaljen e argjendtë.
Në këto gara kampione doli përfaqësuesja e Kinës dhe e treta doli përfaqësuesja e Gjermanisë.
Kjo është medalja e parë botërore e Iranit në pistoletë për femra, e fituar nga sportistja iraniane Hanieh Rostamjan.