Sulm terrorist në juglindje të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i146314-sulm_terrorist_në_juglindje_të_iranit
Të shtunën në mëngjes, një numër personash të armatosur sulmuan stacionin 16 të policisë në qytetin Zahedan, qendër e provincës Sistan dhe Baluchistan, në juglindje të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 08, 2023 10:41 Europe/Tirane
  • Sulm terrorist në juglindje të Iranit

Të shtunën në mëngjes, një numër personash të armatosur sulmuan stacionin 16 të policisë në qytetin Zahedan, qendër e provincës Sistan dhe Baluchistan, në juglindje të Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, sipas burimeve të informuara, persona të armatosur ishin të pajisur me rripa vetëvrasës dhe dy prej tyre shpërthyen v eten. Sipas Mehdi Shamsabadi, prokurorit të provincës Sistan dhe Baluchistan, në sulmin e armatosur në stacionin 16 policor të Zahedanit deri më tani ka rënë dëshmor një oficer policie.