Volejbolli botëror për të rinj; Irani fiton ndaj Tajlandës
Korrik 08, 2023 10:41 Europe/Tirane
Kombëtarja e Iranit në volejboll për të rinj, në ndeshjen e saj të parë në kampionatin botëror për meshkuj nën 21 vjeç mposhti Tajlandën.
Edicioni i 22-të i kampionatit botëror të volejbollit për meshkuj nën 21 vjeç filloi të premten me pjesëmarrjen e 16 skuadrave në qytetin Manama të Bahrejnit. Kombëtarja e volejbollit për të rinj e Iranit, e cila është në grupin e parë të fazës paraprake me skuadrat e Bahrejnit (mikpritës), Tajlandës dhe Tunizisë, në ndeshjen e parë u përball me Tajlandën dhe e mposhti këtë skuadër me rezultatin 3-1.Skuadra iraniane këtë të shtunë në ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të kësaj gare, do të përballet me Tunizinë në orën 17:30,.
Tags