Lideri Suprem fal dhe ua lehtëson dënimet mbi 2800 të burgosurve iranianë
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, ka falur ose ka reduktuar dënimet për mijëra të burgosur iranianë në prag të festës së Shpalljes së Profetit Muhamed (s.a.v.s) dhe 45 vjetorit të Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Ajetollah Khamenei ra dakord të mërkurën me një kërkesë të shefit të Gjyqësorit të Iranit Gholamhossein Mohseni-Ezhei për të pezulluar ose zbutur dënimet e 2,827 të burgosurve të kualifikuar për lirim ose ulje të dënimit.
Në mesin e të burgosurve, të cilëve iu dha amnisti, ishin 53 persona të cilëve u ishte shqiptuar fillimisht dënimi me vdekje. Dënimet e tyre janë shndërruar në dënim me burg.
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik nxjerr rregullisht dekrete të tilla me rastin e festave fetare.
Neni 110 i Kushtetutës së Iranit i jep atij të drejtën për të falur ose ulur dënimet e të burgosurve me rekomandimin e shefit të gjyqësorit.
Amnistia, megjithatë, nuk zbatohet për të gjithë të burgosurit, përfshirë ata që janë dënuar për rolin e tyre në luftën e armatosur kundër vendit, trafikun e armatosur ose të organizuar të drogës, përdhunimin, grabitjen e armatosur, kontrabandën e armëve, rrëmbimin, ryshfetin dhe përvetësimin e pasurisë së popullit.