Irani u bë eksportuesi i dytë i fistikut në Evropë
(last modified Sun, 18 Feb 2024 07:14:56 GMT )
Shkurt 18, 2024 08:14 Europe/Tirane
  • Irani u bë eksportuesi i dytë i fistikut në Evropë

Eurostat njoftoi se në vitin 2023 eksportet e fistikëve të Iranit në Evropë ishin 92 milionë euro dhe e prezantoi Iranin si eksportuesin e dytë të fistikut në Evropë.

Sipas IRNA, Gjermania ka qenë klienti më i rëndësishëm i fistikëve iranianë në Evropë gjatë vitit 2023.  49 milionë euro nga eksportet e fistikut të Iranit në Evropë në vitin 2023 ishin të destinuara për Gjermani. Italia me 7 milionë euro dhe Spanja me 5 milionë euro ishin ndër blerësit më të mëdhenj të fistikëve iranianë në Europë. Sipas këtij raporti, Irani ishte eksportuesi i dytë i fistikut në Evropë në vitin 2023. Amerika ka qenë eksportuesi më i madh i fistikut në Evropë me një eksport prej 640 milionë eurosh. Eksportet amerikane të fistikut në Evropë janë ulur me 15% këtë vit. Amerika vitin e kaluar kishte eksportuar 756 milionë euro fistikë në Evropë. Turqia ka qenë eksportuesi i tretë i fistikut në Evropë në vitin 2023 me një eksport prej 51 milionë eurosh.

Tags