Vajzat iraniane në Taekwondo fituan Kupën e Presidentit të Federatës Botërore
(last modified Sun, 18 Feb 2024 07:15:08 GMT )
Shkurt 18, 2024 08:15 Europe/Tirane
  • Vajzat iraniane në Taekwondo fituan Kupën e Presidentit të Federatës Botërore

Me fitoren e skuadrës iraniane ka përfunduar raundi i gjashtë i Kampionatit Ndërkombëtar të Taekwondo-së të Kupës së Presidentit të Federatës Botërore në grupin e femrave.

Sipas IRNA-s, ky turne u organizua nga Republika Islamike e Iranit dhe ekipi iranian i femrave fitoi kampionatin. Sportistët iranianë në taekwondo fituan titullin kampion pasi sportistet iraniane fituan 6 medalje të arta dhe 2 medalje argjendi. Kazakistani fitoi titullin nënkampion me një medalje të artë dhe dy medalje bronzi dhe Armenia u rendit e treta me një medalje ari. Ekipet e Jordanisë dhe Republikës së Azerbajxhanit zunë vendin e katërt dhe të pestë. Në përfundim të këtyre garave, “Aida Soharri” u zgjodh lojtarja më e mirë dhe “Mehrouz Sa'i” si trajneri më i mirë i këtij kampionati. Sot (e diel) nis gara për meshkuj.