Qershor 16, 2024 11:44 Europe/Tirane
  • Universitetet iraniane ndër 14-të universitetet më të cituara në botë
    Universitetet iraniane ndër 14-të universitetet më të cituara në botë

Pars Today- Sipas të dhënave të bazës së të dhënave Basic Science Indicators (ESI), Irani, me 134 universitete dhe institute kërkimore, renditet i 14-ti në botë përsa i përket universiteteve më të cituara.

Botimi i librit të Profesorit Iranian nga Shtëpia Botuese Springer, renditja e Iranit në vendin e 14-të për sa i përket numrit të universiteteve më të cituara në botë dhe arritja e teknologëve iranianë në njohuritë teknike të ndërtimit të relesë të mbrojtjes së rrymës së transformatorit, janë disa nga lajmet më të rëndësishme të universiteteve iraniane që mund t'i lexoni në Pars Today.

Universitetet iraniane në ambientin e zgjedhjeve presidenciale


Në universitete të ndryshme të Iranit kanë nisur lëvizje të veçanta në të njëjtën kohë me afrimin e 8 Tirit, dita e zgjedhjeve presidenciale në Iran dhe studentët janë të ftuar të mësojnë për planet e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale. Në këto takime studentët analizojnë programet e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale.

Universitetet iraniane në ambientin e zgjedhjeve presidenciale

Botimi i profesorit iranian botohet nga Shtëpia Botuese Springer

Libri "Krimbat e tokës dhe proceset ekologjike" i cili u përpilua dhe u redaktua nga Yahya Koch, anëtar i Fakultetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave Detare të Universitetit Tarbiat Modares të Iranit, u botua nga instituti Springer International Publishing. Në shkrimin e këtij libri kanë marrë pjesë 37 studiues të shquar nga 17 vende (Irani, Amerika, Kanadaja, Ukraina, Holanda, Irlanda, Kina, Zvicra, Franca, Italia, Magrebi, Spanja, Kolumbia, Republika Çeke, Suedia, Gjermania dhe Australia). Springer është një kompani botuese amerikane në fushën e botimit të revistave dhe librave shkencorë.

Botimi i profesorit iranian nga Shtëpia Botuese Springer


Suksesi i studentëve iranianë në prodhimin e nanokompoziteve për të prodhuar veshje kundër radarit

Studiuesit e Universitetit të Teknologjisë Amirkabir në Iran ia dolën të prodhonin veshje anti-radar duke përdorur nanokompozite. Kjo shpikje mund të përdoret në fusha të ndryshme si industria elektronike, mjekësore dhe shëndetësore.

Irani renditet i 14-ti për sa i përket numrit të universiteteve më të cituara në botë

Sipas të dhënave të periudhës 2014-2024 të bazës së të dhënave të Treguesve të Shkencës Bazë (ESI), me 134 universitete dhe institute kërkimore, Irani renditet i 14-ti me universitetet më të cituara në botë dhe ndër vendet islamike, pas Turqisë, Irani ka përqindjen më të lartë në mesin e vendeve islame. Numri i universiteteve dhe instituteve kërkimore më të mira iraniane në këtë bazë të dhënash është rritur në krahasim me vitin e kaluar dhe ky numër është rritur nga 115 në 134 universitete dhe institute kërkimore.

Universiteti iranian dhe Instituti i studimeve fetare pranojnë studentë të huaj

Instituti i studimeve dhe Universiteti i Iranit në kursin master në fushat "Shkencat e Kur'anit dhe Hadithit", "Shkencat Ekonomike" dhe "Studimet e Historisë dhe Qytetërimit Islam" dhe në kursin e doktoraturës në fushat e "Psikologjisë", "Menaxhimi i Qeverisë", “Sociologjia”, “Shkencat Ekonomike”, “Shkencat e Kuranit dhe Hadithit” dhe “Shkencat e Edukimit, Dega “Filozofia e Edukimit” pranojnë studentë të huaj. Për informacion, vizitoni adresën e mëposhtme:

https://rihu. a.c. ir/en/page/273/call-for-international-student-admission

Universiteti iranian dhe Instituti i studimeve fetare pranojnë studentë të huaj

Image Caption

 

Arritja e teknologëve iranianë në njohuritë teknike të ndërtimit të relesë për mbrojtjen e rrymës së transformatorit

Teknologët e një kompanie të bazuar në shekncë të vendosura në Parkun e Shkencës dhe Teknologjisë të Universitetit të Teheranit në Iran, arritën njohuritë teknike të ndërtimit të relesë së mbrojtjes së rrymës së transformatorit. Këto rele mbrojtëse kap menjëherë ngjarje dhe incidente që ndodhin si goditja e rrufesë, këputja e kabujve dhe përcjellësve elektrik, shfaqja e masës dhe qarqeve të shkurtra në pajisjet e mëdha elektrike (si transformatorët, shtyllat dhe linjat e transmetimit të energjisë, etj. ) dhe në një kohë shumë të shkurtër (rreth 20 deri në 50 milisekonda) ajo lëshon komandën për ndërprerjen e rrymës elektrike.

Tags