Kan'ani: Amerika duhet të respektojë demokracinë fetare në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i160156-kan'ani_amerika_duhet_të_respektojë_demokracinë_fetare_në_iran
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i konsideroi qëndrimet e qeverisë amerikane në lidhje me zgjedhjet e Iranit si tregues të thellësisë së ndikimit të politikave jokonstruktive të këtij vendi ndaj Iranit dhe tha: "Nga qeveria amerikane pritet që të respektojë demokracinë fetare në Iran."
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 09, 2024 17:52 Europe/Tirane
  • Kan'ani: Amerika duhet të respektojë demokracinë fetare në Iran

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i konsideroi qëndrimet e qeverisë amerikane në lidhje me zgjedhjet e Iranit si tregues të thellësisë së ndikimit të politikave jokonstruktive të këtij vendi ndaj Iranit dhe tha: "Nga qeveria amerikane pritet që të respektojë demokracinë fetare në Iran."

Në lidhje me raportin vjetor të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Amerikë, Naser Kan'ani: "Vendet pretenduese që përdorin levën e të drejtave të njeriut për të ndërhyrë në vende të tjera, pritet që t'u përmbahen të drejtave themelore të qytetarëve të tyre."

Kan'ani tha: "Irani është i gatshëm për marrëdhënie konstruktive me vendet e botës, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian, dhe mbajtja e qëndrimeve jokonstruktive nga disa prej këtyre vendeve është një pengesë serioze për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe."