Kan'ani: Amerika duhet të respektojë demokracinë fetare në Iran
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i konsideroi qëndrimet e qeverisë amerikane në lidhje me zgjedhjet e Iranit si tregues të thellësisë së ndikimit të politikave jokonstruktive të këtij vendi ndaj Iranit dhe tha: "Nga qeveria amerikane pritet që të respektojë demokracinë fetare në Iran."
Në lidhje me raportin vjetor të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Amerikë, Naser Kan'ani: "Vendet pretenduese që përdorin levën e të drejtave të njeriut për të ndërhyrë në vende të tjera, pritet që t'u përmbahen të drejtave themelore të qytetarëve të tyre."
Kan'ani tha: "Irani është i gatshëm për marrëdhënie konstruktive me vendet e botës, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian, dhe mbajtja e qëndrimeve jokonstruktive nga disa prej këtyre vendeve është një pengesë serioze për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe."