Me iniciativën e studiuesit iranian, guri kthehet në bateri
(last modified Wed, 10 Jul 2024 10:28:05 GMT )
Korrik 10, 2024 12:28 Europe/Tirane
  • Guri kthehet në bateri
    Guri kthehet në bateri

Pars Today- Një studiues iranian po studion një material të ri në gurë silikat për të zëvendësuar litiumin në bateritë e ardhshme të automjeteve elektrike.

Përparimet shkencore e kanë bërë Iranin lider në rajonin e Azisë Perëndimore dhe në botë. Vendet perëndimore kanë arritur ta besojnë se pavarësisht të gjitha sanksioneve dhe armiqësive, Irani po përparon me shpejtësi. Sipas Pars Today, studiuesi iranian Muhamed Khosh Kalam zbuloi se një substancë në shkëmbinjtë silikat është e përshtatshme për elektrolit të ngurtë. Khosh Kalam për këtë thotë: Potenciali i silikatit të kaliumit si një elektrolit i ngurtë është zbuluar për një kohë të gjatë, por për mendimin tim, ai ishte lënë pas dore për shkak të sfidave që lidhen me peshën dhe madhësinë e joneve të kaliumit. Ky studiues iranian, i cili me një elektrolit të lëngët ka zhvilluar një metodë për të përshpejtuar lëvizjen e joneve në shkëmbinjtë silikat në krahasim me litiumin, shtoi se matja e parë me një pjesë të baterisë tregoi se materiali si një elektrolit i ngurtë ka përçueshmëri të lartë.  Khosh Kalam deklaroi se këta gurë silikat gjenden në shkëmbinj të zakonshëm në plazhe ose në kopshte. Një nga avantazhet e rëndësishme të këtij materiali të ri është pandjeshmëria e tij ndaj ajrit dhe elementëve të tjerë dhe për këtë arsye mund të përdoret si një shtresë e hollë në bateri.