Irani hedh poshtë pretendimin për implikim në atentatin kundër Trumpit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i160450-irani_hedh_poshtë_pretendimin_për_implikim_në_atentatin_kundër_trumpit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke hedhur poshtë raportet pretenduese të disa mediave amerikane për implikimin e Iranit në atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Trump, vlerësoi se pretendime të tilla kanë qëllime dhe motive tërësisht politike.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 17, 2024 20:24 Europe/Tirane
  • Irani hedh poshtë pretendimin për implikim në atentatin kundër Trumpit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke hedhur poshtë raportet pretenduese të disa mediave amerikane për implikimin e Iranit në atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Trump, vlerësoi se pretendime të tilla kanë qëllime dhe motive tërësisht politike.

Rrjeti televiziv amerikan CNN, ditën e martë, në kuadër të politikës së vjetër armiqësore me sistemin e Republikës Islamike të Iranit pretendoi se autoritetet e inteligjencës amerikane, gjatë javëve të kaluara kanë zbuluar një plan të mundshëm gjoja të përgatitur nga Irani për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump!

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Naser Kan'ani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, përgënjështroi dhe hodhi poshtë disa raporte pretenduese të një prej mediave amerikane në lidhje me rolin e Iranit në sulmin e fundit kundër Donald Trump.

Kan'ani tha: "Republika Islamike e Iranit është e vendosur në ndjekjen gjyqësore ndaj Trumpit për shkak të rolit të tij të drejtpërdrejtë në atentatin terrorist ndaj gjeneralit Kasim Sulejmani, ish-komandantit të Forcës "Kuds" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, mirëpo hedh poshtë fuqishëm çfarëdolloj përfshirjeje në sulmin e fundit të armatosur kundër Trumpit. Gjithashtu, hedh poshtë të gjitha pretendimet e bëra për kryerjen e një veprimi të tillë nga Irani."

Gjithashtu, edhe Zyra Përfaqësuese e Iranit në OKB ka reaguar në lidhje me raportin e pretenduar të rrjetit televiziv amerikan CNN dhe ka deklaruar: "Këto akuza janë tërësisht të pabaza dhe me qëllime politike."

Përfaqësia e Republikës Islamike të Iranit pranë OKB-së në Nju Jork theksoi: "Trumpi është një kriminel, i cili për shkak të urdhrit që ka lëshuar për vrasjen e gjeneralit Kasim Sulejmani duhet të gjykohet dhe të dënohet, prandaj Irani ka zgjedhur të ndjekë rrugën ligjore për këtë çështje."