Irani prodhon dronë me kapacitet shikimi gjatë natës
Sahab - Specialistët e një kompanie shkencore iraniane arritën të prodhojnë një dron me kapacitet shikimi gjatë natës.
Sipas raportit të rrjetit Sahab, drejtori menaxhues i kësaj kompanie iraniane ka thënë: Për shkak të sigurisë së ulët të dronëve të importuar, një grup studiuesish të kësaj kompanie shkencore iraniane arritën të prodhojnë dronë vëzhgues gjatë natës, për qëllime monitorimi dhe zbulimi. Tek këta dronë është e mundur të instalohen kamera të ndryshme si kamerat e shikimit të natës. Drejtori i kësaj kompanie teknologjike, shtoi: Tek këta dronë mund të vendosen kamera të ndryshme, nga kamerat infra të kuqe dhe termike për të bërë fotografi gjatë natës, e deri tek kamerat me zmadhim deri në 180 herë. Drejtori menaxhues i kësaj kompanie teknologjike vuri në dukje veçoritë e tjera të këtij produkti dhe tha: Kapacitet manovruese të këtyre dronëve variojnë nga 40 minuta fluturim e tutje. Faza e kërkimit dhe zhvillimit të këtij produkti ka përfunduar dhe tani droni është në fazën e prodhimit në masë.