Pse iranianët pushtuan ambasadën amerikane?
ParsToday- Një nga arritjet më të rëndësishme të këtij pushtimi ishte zbulimi dhe publikimi i dokumenteve që tregonin se ky vend i quajtur ambasadë është në fakt një qendër e madhe që punon për përmbysjen e Republikës Islamike.
Më 13 aban 1358 të kalendarit iranian që përkon me 4 nëntor të vitit 1979, studentët që ndiqnin linjën e imamit në Iran, me një qëllim specifik dhe duke ndjekur një plan të detajuar, pushtuan ambasadën amerikane në Teheran, e cila u bë e njohur si "foleja e spiunazhit". Ditën e ngjarjes, studentët depërtuan në ambasadë dhe pas një përleshje të shkurtër me marincat amerikanë, morën nën kontroll ndërtesat. Një nga arritjet më të rëndësishme të këtij pushtimi ishte zbulimi dhe publikimi i dokumenteve të lidhura me përpjekjet për rrëzimin e sistemit të Republikës Islamike.
Rrethanat dhe shkaqet e pushtimit të ambasadës së SHBA-ve
- Kundërpërgjigje me veprime të ngjashme për shkak se Amerika kishte strehuar mbretin e rrëzuar:
Një nga shkaqet kryesore të këtij veprimi të studentëve iranianë ishte pranimi i Mohammed Reza Shah Pahlavi nga Amerika. Pas arratisjes së mbretit Muhamed Reza, Amerika e pranoi atë si një aleat të vjetër dhe i dha strehim atij në territorin e SHBA-ve. Ky veprim u pa në opinionin publik të Iranit si një shenjë e mbështetjes së Amerikës për tiraninë dhe një përpjekje për të ringjallur regjimin mbretëror Pahlavi. Kjo sjellje krijoi një mosbesim të thellë ndaj synimeve të Amerikës në lidhje me Iranin.
- Parandalimi i komploteve të Amerikës për rrëzimin e Revolucionit Islamik
Dokumentet e marra gjatë kapjes së ambasadës tregonin se dyshimet e disa personave revolucionarë ishin të sakta dhe se ky vend (ambasada amerikane) shërbente si bazë operacionale për drejtimin e grupeve antirevolucionare dhe përgatitjen e planeve për rrëzimin e Revolucionit Islamik në Iran. Dokumentet e zbuluara tregonin për lidhjen e gjerë të ambasadës me grupet që vepronin për rrëzimin e Revolucionit Islamik.
- Parandalimi i krijimit të ciklit të trazirave
Sipas raporteve, ambasada amerikane po përpiqej në mënyrë aktive të kërcënonte unitetin dhe sigurinë e brendshme të Iranit duke mbështetur grupet separatiste dhe terroriste, si dhe ta përfshinte vendin në një seri trazirash dhe të krijonte një bazë për ndërhyrjen e Perëndimit.
- Frika historike nga grushtshteti amerikan i 19 gushtit të vitit 1953
Pavarësisht nga këto të tre shkaqe, kujtimi i hidhur i grushtshtetit amerikano-britanik kundër qeverisë së Mossadegh në vitin 1953 dhe kthimi i mbretit Mohammad Reza në pushtet ishte ende i gjallë në mendjet e iranianëve. Kjo ngjarje u konsiderua si simbol i politikave ndërhyrëse të SHBA-së dhe shkeljes së pavarësisë së Iranit. Studentët dhe forcat revolucionare të tjera besonin se SHBA, duke mbajtur forcat e saj në ambasadë dhe duke vazhduar veprimtarinë e saj destruktive, po kërkon të ndërtojë një rrjet midis elementëve të korruptuar të sigurisë dhe ushtarakëve të lidhur me regjimin e kaluar.
Studentët iranianë duke rindërtuar dhe rilexuar dokumente konfidenciale të ambasadës amerikane. Informacioni i këtyre dokumenteve tregonte se një nga qëllimet e Amerikës ishte vrasja e Imam Khomejnit
Rezultatet e pushtimit të ambasadës amerikane
Pas kapjes së ambasadës, ndodhën një sërë ngjarjesh. Imam Khomejni (ra) e quajti këtë veprim "revolucioni i dytë" dhe theksoi se Irani qëndron me vendosmëri kundër arrogancës globale. Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u ndërprenë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kundërpërgjigje të këtij veprimi, vendosën sanksione ekonomike kundër Iranit dhe bllokuan rezervat financiare të Iranit.
Gjithashtu, pas rileximit të dokumenteve, u bë e qartë se një nga qëllimet e Amerikës ishte vrasja e Imam Khomejnit, liderit të revolucionit. Pavarësisht presionit nga Perëndimi dhe përpjekjeve amerikane për lirimin e pengjeve, kjo ngjarje u bë një pikë e përhershme në historinë e Revolucionit Islamik të Iranit. Pika në të cilën Irani ishte në gjendje të sfidonte dominimin e fuqive të mëdha mbi fatin e tij dhe të merrte një rrugë të pavarur.
Pas 444 ditësh, me lejen e Imam Khomejnit dhe me vendimin e Parlamentit Islamik, me ndërmjetësimin e qeverisë së Algjerisë, zyrtarët e qeverisë së atëhershme iraniane u takuan me autoritetet amerikane dhe nënshkruan marrëveshjen e Algjerisë dhe liruan pengjet.
Francis Anthony Boyle, një studiues dhe profesor i shkencave politike në Universitetin e Illinois, SHBA, në librin e tij "Politika botërore dhe e drejta ndërkombëtare", mbrojti pengmarrjen e studentëve iranianë dhe e quajti këtë veprim si të drejtë ligjore të Iranit për të mbrojtur veten sipas Neni 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ai përmend këtë lëvizje të studentëve iranianë si veprim për të parandaluar agresionin dhe për të mos lejuar që SHBA të tentojë një grusht shteti në Iran.
Irani që atëherë ndërpreu marrëdhëniet e tij me SHBA dhe nuk pranoi kërkesën për të krijuar një ambasadë në Uashington. Disa analistë besojnë se një nga arsyet e dështimit të Amerikës për të përmbysur Republikën Islamike është mungesa e ambasadës amerikane.