Vriten 4 terroristë në juglindje të Iranit
Sektori për Marrëdhëniet me publikun i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike njoftoi vdekjen e 4 terroristëve dhe arrestimin e 6 personave gjatë stërvitjes operacionale të dëshmorëve të sigurisë, në provincën Sistan dhe Baluchistan, në juglindje të Iranit.
Sipas raportit të rrjetit Sahab, të cituar nga agjencia e lajmeve IRIB, sektori për marrëdhëniet me publikun i bazës Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike njoftoi: "Në vazhdim të stërvitjes operative të dëshmorëve të sigurisë së bazës Quds të IRGC-së, me pjesëmarrjen e luftëtarëve të bazës Quds dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës të provincës Sistan dhe Baluchistan, të enjten në zonën e përgjithshme të qytetit Rask u zbulua vendndodhja e një ekipi terrorist dhe pasi u identifikua, u rrethua dhe u spastrua. Gjatë këtij operacioni janë vrarë 4 terroristë dhe janë arrestuar 6 të tjerë. Në këtë operacion tre ushtarë të bazës së Kudsit ranë dëshmorë në përleshje me terroristët.