Mesazh i liderit të revolucionit për popullin rezistent të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i164942-mesazh_i_liderit_të_revolucionit_për_popullin_rezistent_të_libanit
Në një mesazh drejtuar popullit rezistent dhe të shkatërruar nga lufta të Libanit, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit tha: Ne nuk jemi të ndarë nga ju. Ne jemi me ju. Ne jemi një me ju.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 19, 2024 09:40 Europe/Tirane
  • Mesazh i liderit të revolucionit për popullin rezistent të Libanit

Në një mesazh drejtuar popullit rezistent dhe të shkatërruar nga lufta të Libanit, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit tha: Ne nuk jemi të ndarë nga ju. Ne jemi me ju. Ne jemi një me ju.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, duke cituar bazën informative të Zyrës për Ruajtjen dhe Publikimin e Veprave të Ajatollah Khamenei, lideri i revolucionit gjithashtu tha: Ne ndajmë dhimbjet, vuajtjet dhe vështirësitë tuaja dhe ne solidarizohemi me njëri-tjetrin.  Dhimbja juaj është dhimbja jonë, vuajtja juaj është vuajtja jonë dhe ne nuk jemi të ndarë nga ju. Hazreti Ayatollah Khamenei këtë mesazh e ka dhënë në përgjigje të letrës së z. Maitham Matiei i cili ka udhëtuar në Liban me një grup aktivistësh të grupeve xhihadiste për të marrë pjesë në tubimin e popullit rezistent të Libanit dhe për të shpërndarë ndihmën e popullit iranian në kuadër të fushatës "Solidariteti i Iranit".