Baghaei: Gjermania duhet të sqarojë çështjen e armëve kimike të Sadam Husejn
-
Ismail Baghaei, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit
ParsToday - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit i bëri thirrje Gjermanisë të japë sqarime në lidhje me armët kimike të Sadam Husejn.
Të martën në mbrëmje, Ismail Baghaei, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, shkroi në llogarinë e tij në rrjetin social X me rastin e përvjetorit të hyrjes në fuqi të Konventës për Ndalimin e Prodhimit, Magazinimit dhe Përdorimit të Armëve Kimike ku tha: "29 prilli është përvjetori i hyrjes në fuqi të Konventës për Ndalimin e Armëve Kimike".
Sipas ParsToday, Baghaei me këtë rast shtoi: "Për kombin iranian, kjo ditë simbolizon një konsensus global për të parandaluar përsëritjen e krimeve të kryera gjatë luftës së imponuar nga regjimi Baath Irak-Iran duke përdorur armë kimike kundër ushtarëve dhe civilëve iranianë."
Ai sqaroi: "Zbulimi i së vërtetës është një parakusht për zbatimin e drejtësisë. Sqarimi i rolit të furnizuesve me artikuj dhe teknologji të përdorura në zhvillimin dhe prodhimin e armëve kimike të Sadam Husejnit, është një çështje serioze dhe ndodhet në axhendën e Ministrisë së Jashtme të Iranit".
Baghaei theksoi: "Kërkesa e Iranit nga Gjermania për të krijuar një mekanizëm për të zbuluar të vërtetën dhe për të ndriçuar opinionin publik rreth rolit të këtij vendi në prodhimin e armëve kimike në Irak është bërë në këtë kuadër".