Araghchi i drejtohet fqinjëve: Dëboni agresorët nga territoret tuaja
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i176652-araghchi_i_drejtohet_fqinjëve_dëboni_agresorët_nga_territoret_tuaja
ParsToday – Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar: “Irani kërkon nga vendet fqinjë të tij që të dëbojnë forcat agresore të huaja nga territoret e tyre”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 15, 2026 09:49 Europe/Tirane
  • Sejed Abas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit
    Sejed Abas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit

ParsToday – Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar: “Irani kërkon nga vendet fqinjë të tij që të dëbojnë forcat agresore të huaja nga territoret e tyre”.

Sipas ParsToday, Sejed Abas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në llogarinë e tij në X ka shkruar: “Ambrella e sigurisë të cilën e ka propaganduar Uashingtoni për shumë vite, tani është zbuluar qartë se është plotë me vrima, një gjë e cila jo vetëm që nuk ka qenë mbrojtëse dhe parandaluese, por është bërë shkak edhe për krijimin e tensioneve dhe krizës”.

Araghchi ka shtuar: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë detyruar të kërkojnë nga të tjerët, madje edhe nga Kina, që ta ndihmojnë atë për ta mbajtur të sigurt Ngusticën e Hormuzit”.

Araghchi iu drejtua vendeve fqinjë të Iranit duke theksuar: “Irani kërkon nga vëllezërit e tij fqinjë që të dëbojnë forcat e huaja agresore nga territoret e tyre, sidomos për këtë arsye se e vetmja breng dhe i vetmi prioritet i këtyre forcave është mbrojtja e Izraelit”.  

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip