Ghalibaf: Prania e SHBA-së në rajon krijon pasiguri
-
Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetar i Parlamentit Islamik të Iranit
ParsToday - Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në një takim me ministrin e Brendshëm pakistanez, theksoi: "Disa shtete rajonale menduan se prania e Amerikës do t'u sillte siguri, por ngjarjet e fundit treguan se kjo prani ushtarake amerikane jo vetëm që nuk sjell siguri, por krijon edhe terren për pasiguri".
Sipas ParsToday, Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Seyed Mohsen Naqvi, i cili ka udhëtuar për në Teheran dhe këtë të diel në mbrëmje, u takua dhe zhvilloi bisedime me Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetarin e Parlamentit Islamik të Iranit.
Ghalibaf në këtë takim duke iu referuar zhvillimeve të fundit në rajon, tha: "Lufta e imponuar së fundmi kundër Iranit tregoi se Amerika dhe regjimi sionist sjellin vetëm të keqe dhe pasiguri për të gjitha kombet dhe vendet në rajonin tonë. Disa shtete në rajon menduan se prania e ushtarake e Amerikës do t'u sillte atyre siguri, por ngjarjet e fundit treguan se kjo prani jo vetëm që nuk sjell siguri, por krijon edhe terrenin për pasiguri".
Ai theksoi: "Vendet e rajonit, me besim dhe bashkëpunim midis tyre, duhet të sigurojnë bazën për krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit politik dhe të sigurisë".
Seyed Mohsen Naqvi në këtë takim gjithashtu deklaroi: "Kombet e Iranit dhe Pakistanit ishin të afërt me njëri-tjetrin më parë, por tani janë më afër dhe unë ndiej se të dy kombet janë vërtet miq dhe pakistanezët luten ditë e natë për suksesin e qeverisë dhe kombit iranian".
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip