Përgjigje raketore e IRGC-së ndaj bazave amerikane në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i179150-përgjigje_raketore_e_irgc_së_ndaj_bazave_amerikane_në_rajon
ParsToday - Pas sulmeve dhe agresionit ndaj disa zonave në Sirik dhe Qeshm nga ushtria terroriste amerikane, bazat armike në rajon u goditën me raketa nga Forca Hapësinore e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.
(last modified 2026-06-06T17:29:54+00:00 )
Qershor 06, 2026 18:54 Europe/Tirane
  • Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike
    Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike

ParsToday - Pas sulmeve dhe agresionit ndaj disa zonave në Sirik dhe Qeshm nga ushtria terroriste amerikane, bazat armike në rajon u goditën me raketa nga Forca Hapësinore e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.

Sipas ParsToday, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike njoftoi: “Pas agresionit të ushtrisë amerikane fëmijëvrasëese dhe terroriste në ishullin Sirik dhe Qeshm, bazat armike në rajon u goditën me raketa nga forca Ajrore-Hapësinore e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit”.

Sipas deklaratës së Gardës Revolucionare, në orën 1:30 të mëngjesit të kësaj të shtune, katër anije cisternash që kishin shkelur rregullat, të nxitura dhe të udhëhequra nga ushtria agresore amerikane, pa koordinim dhe pa i kushtuar vëmendje paralajmërimeve të përsëritura nga Marina e IRGC-së, u përpoqën të kalonin ilegalisht nga Ngushtica e Hormuzit. Pas paralajmërimit, një nga anijet cisterna u vu në shënjestër dhe u ndal, ndërsa anijet e tjera që kishin shkelur rregullat u kthyen prapa.

Deklarata shtoi: “Pas këtij incidenti në orën 2:30 të mëngjesit, dronët amerikanë goditën një kullë telekomunikacioni në Qeshm dhe një kullë në Sirik me dy predha. Në përgjigje të agresionit të ushtrisë amerikane fëmijëvrasëse, dy baza ajrore amerikane në Kuvajt, të quajtura Ali al-Salem, dhe objektet e tjera të rëndësishme në Flotën e Pestë të Marinës Amerikane në Bahrein, u shënjestruan menjëherë me raketa balistike nga Forcat Ajrore-Hapësinore të IRGC-së”.

Garda Revolucionare theksoi: "Ne e paralajmërojmë agresorin dhe armikun vrasës të fëmijëve se nëse përsëriten këto veprime agresive, një përgjigje e kufizuar nuk do të mjaftojë dhe ju do të jeni përgjegjës për pasojat e mbylljes së plotë të Ngushticës së Hormuzit për eksportin e naftës dhe gazit”.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip