Delegacioni iranian për marrëveshjen bërthamore arrin në Vjenë
Delegacioni iranian arriti në Vjenë të Austrisë për të marrë pjesë në takimin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore.
Kanali informative i IRNN njoftoi se delegacioni iranian i kryesuar nga Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe shefi iranian i shtabit për ndjekjen e procesit për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, sot në mëngjes arriti në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë dhe sot zhvillon takime me përfaqësuesit e vendeve anëtare të Grupit 5+1 dhe të Bashkimit Evropian për të diskutuar procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore.
Sipas dakordimit që është arritur në takimin e parë të komisionit të përbashkët të Iranit dhe Grupit 5+1 më 18 tetor të vitit të kaluar ku ishin të pranishëm Erakçi dhe Takhtravançi të dy zv/ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Helga Shmidt, zv/shefeja e diplomacisë evropiane, si dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të grupit 5+1, ky komision çdo tre muaj mbanë takime për të shqyrtuar procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore Iran-Grupi 5+1.