Marrëveshja bërthamore, qëndresa e Iranit përballë fuqive botërore
(last modified Sun, 24 Jul 2016 15:31:37 GMT )
Korrik 24, 2016 17:31 Europe/Tirane
  • Marrëveshja bërthamore, qëndresa e Iranit përballë fuqive botërore

Ministri i drejtësisë i RII ka thënë se RII vepron me autoritet në betejat kryesore botërore, ku një shembull i tillë është marrëveshja bërthamore e cila dëshmon qëndresën e RII përballë fuqive botërore.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Mostafa Pur Mohamedi, të dielën në një ceremoni të mbajtur në Teheran, ka thënë se Irani është vend i fuqishëm dhe një gjë të këtillë e ka dëshmuar edhe nënshkrimi i marrëveshjes bërthamore që tregon për qëndresën e Iranit përballë fuqive të botës. Mostafa Pur Mohamedi ka thënë se Irani me ekzistimin e kushteve aktuale globale dhe dominimin e mizorive të fuqive botërore mbi institucionet ndërkombëtare në dimensionet politike, ushtarake, ekonomike, kulturore dhe mediatike me njohjen e saktë të dominimit, ka vepruar ndryshe kësaj hapësire. Pur Mohamedi ka thënë se me qëndresën dhe vullnetin e popullit iranian përballë presioneve të armiqve në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, u dëshmua se Amerika duke u treguar e pakujdesshme në respektimin e marrëveshjes bërthamore, duhet të përgjigjet para opinionit publik botëror. Ministri i drejtësisë i RII zbatimin e ekonomisë së rezistencës e konsideron si mjet kyç për zgjidhjen e problemeve në Iran dhe ka shtuar se pronarët e ekonomisë së madhe botërore sot në Iran janë të pranishëm, ku edhe përkundër ekzistimit të sanksioneve, Irani ka treguar se është një ekonomike e madhe.

Tags