Xhahangiri: Duhet shqyrtuar neglizhenca dhe sabotimet e Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27466-xhahangiri_duhet_shqyrtuar_neglizhenca_dhe_sabotimet_e_amerikës_ndaj_marrëveshjes_bërthamore
Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit tha se qeveria, ministria e jashtme dhe organet e tjera do të ndjekin me seriozitet dhe të shqyrtojnë moszbatimin e angazhimeve të Amerikës në kuadër të programit të përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 11, 2016 07:26 Europe/Tirane
  • Xhahangiri: Duhet shqyrtuar neglizhenca dhe sabotimet e Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore

Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit tha se qeveria, ministria e jashtme dhe organet e tjera do të ndjekin me seriozitet dhe të shqyrtojnë moszbatimin e angazhimeve të Amerikës në kuadër të programit të përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore.

Isak Xhahangiri thotë; Ndihma më e madhe e programit të përbashkët të veprimit ishte krijimi i mundësisë që Irani të shfrytëzojë rastet për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme dhe për progresin ekonomike dhe aktualisht këto raste po shfrytëzohen. Sa i përket takimit të gjatë të komitetit inspektues për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, z. Xhahangiri tha: në këtë komitet janë anëtarë presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe kryetari i parlamentit dhe në rast se vjen ndonjë raport mbi sabotimet e Amerikës, ky komitet e analizon dhe merr vendimet përkatëse. Sabotimet dhe neglizhenca e Amerikës në zbatimin e programit të përbashkët ët veprimit ka qenë tema e takimit në fjalë.